Klubi futbolist tetovar Shkëndija edhe teoritikish tani më është kampion i Maqedonisë, dhe sipas gjitha gjasave edhe fitues i trofeut (kupës) së Maqedonisë. Kampion i dyfishtë, duke arritur majat e suksesit të futbollit vendas, dhe duke hapur rrugë për ta garuar në futbollin ndërkombetar i njohur si Liga e Kampionëvë. Pikërisht aty ku takohen dhe ballafaqohen kampionët.
Kuptohet që ky kurrorëzim i suksesit i futbollistëve të Shkëndisë, i trajnerit legjendar Qatip Osmanit, stafit sportive-administrativ, publikut tetovar, ballistëve dhe mbi të gjitha pronarit Ecolog, është një sinergji e përbashkët suksesi, një përmbledhje forcash, dhe një harmonizim që njëh vetëm suksesin.
Futbollistet e Shkëndisë, gjatë gjithë sezonit “luftuan” pikërisht si Gladiatorët e dikurshëm që futeshin në Arenë, më një vetbesim, dhe përgaditje të fortë psikologjike dhe fizike. Këta Gladiator të Shkëndisë, njëjtë si Gladiatorët e vërtetë të Romës, u vlerësuan nga arti i tyre i lartë, duke u bërë frymëzim dhe duke marrë gjithmonë brohoritje dhe ovacione nga publiku. Ky krahasim simbolik, që Gladiatorët e vërtetë të Perandorisë Romake i karakterizontë “shpata” , ndërsa futbolistët e Shkëndisë, krahas një topi të zakonshëm futbolistik, i stimulonte pa ndërpre një ëmblemë që e kanë të ngjitur në anën e zemrës dhe ajo quhet Shkëndija. Pikërisht ca shkronja të arta, që flasin shumë, aq më shumë kur ata janë të qëndisrua në ngjyrat e fanellës kuq e zi.
“Gladiatorët” e Shkëndisë, po thuajse gjithë sezonin kanë triumfuar në çdo lojë, me talentin e tyre, duke sjellur vetëm fitore, duke dhuruar spektakël të vërtetë, duke bërë një diferencë pikësh ndaj ekpive konkurente.
Kjo gjeneratë gladiatorësh e Shkëndisë, e cila kryesisht burron nga vetë shkolla e ekpit të Shkëndisë, tani më identifikohet si shkollë autonome e ekipit tetovar si për nga loja, strategjia dhe teknikat, karakterizohet me lojtar me eksperience të shkëlqyer me përvojë ndërkombëtare me një gjeneratë të re lojtarësh, talent të zbuluar që i garantojnë Shkëndisë një të ardhme të ndritur në arenënë ndërkombëtare.
Gladiatorët e Shkëndisë tanimë janë kampion edhe të shqiptarisë, sepse ky emër tani i ka kaluar kufijtë e Maqedonisë. Është ndër ekpipet e vetme që ky klub ka ka aq tifoz në Diasporë, Kosovë dhe Shqipëri. Shpesh herë Shkëndija i ka ngjasuar një kombëtareje të vogël , ku gazetar të shumtë të Shqipërsië, Kosovës i kanë dhënë gjithmonë hapësirë dhe peshë suksesit të Shkëndisë. Kuptohet se ky trajtim nuk është i rastësishëm, se Shkëndija e lindur në vitin 1979, ju ka bërë ballë të gjitha fortunave dhe stuhive politike që janë bërë në Maqedoni. Kjo Shkëndi asnjëherë nuk u shua, madje u bë ekipi i parë shqiptarë, që në Evropa Ligë u ballafaqua me ndër ekipet me të mëdha botërore siç është Milani vitin e kaluar.
Gladiatorët e Shkëndisë, tanimë i presin sfida të reja dhe ballafaqim me kampionet e ekipeve të shteteve tjera duke u ballafaquar në Ligën e Kampionëve. Ata kanë mbi supe një përgjegjësi të re, ata meritojnë një përkrahje edhe me të madhe nga publiku tetovar dhe jo vetëm. Ballistët dhe gjithë tifozët tjerë, gjithashtu i pret një angazhim më i madh tani e tutje për ta përkrahur Shkëndinë, aq më tepër kur ekipi i tyre i ka bërë krenar dhe triumfues.
Gladiatorët e Shkëndisë, këtë sezonë duke i fituar dy kupat gjithsesi se i kanë bërë krenar edhe pronarët e tyre dhe sponsorët të Kompanisë Egolog, si një faktor kyç për suksesin dhe arritjet e Shkëndisë. Pa dyshim, që këto suksese, inkurajojnë edhe vetë Kompaninë për të qendruar stoik, duke përkrahur pa asnjë mëdyshje Ekipin e Shkëndisë që tani më po shkruan histori, në arenën vendase dhe atë ndërkombëtare./INA/