Grupi Ndërkombëtar i Krizës në listën e saj më të re, Maqedoninë e vendosi në grupin e vendeve ku gjendja po keqësohet.

Maqedonia gjendet në grup me Afganistanin, Banglladeshin, Gambinë, Irakun, Nagorno-Karabah, Republika Kongo dhe Siria, vende të cilat vazhdimisht gjenden para konflikteve.

Sipas GND, kriza politike në Maqedoni është e keqësuar që ka nxitur një kritikë masive vendore dhe ndërkombëtare dhe protesta të përditshme. Përmenden ngjarjet gjatë periudhës së muajit prill. Nga paralajmërimi i LSDM-së se do t`i bojkotoje zgjedhjet e 5 qershorit, pasi që nuk janë plotësuar refugjat në medie dhe nuk është pastruar lista zgjedhore, përmes faljes së presidentit Gjorgje Ivanov të politikanëve nën hetimin penal të dal nga afera e përgjimeve dhe pengimi i punës së Prokurorisë Speciale, protestat, vrasja e dëshmitarit të Prokurorisë Speciale, Kosta Krpac që u gjet në shtëpi i vrarë me 27 prill, e deri në raportin e fundit të Freedom House, sipas të cilës Maqedonia llogaritet një vend jo i lirë në lidhje me lirinë e medieve.