Naser Selmani kryetar i Shoqatës së Gazetarëve, sot me 3 maj, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit do të protestoj para burgut në Shuto Orizari për lirimin e gazetarit Zoran Bozhinovski.

Sot në ora 12, Selmani së bashku me anëtarët e Shoqatës së Gazetarëve do të japin deklaratë për shtyp.

“Sot është 3 Maji, Dita ndërkombëtare e lirisë së shtypit! SHGM këtë ditë do ta shënojë para burgut hetues të Shuto Orizarës, ku mbahet në paraburgim gazetari Zoran Bozhinovski.

Kështu, do të dërgojmë mesazh deri te opinion vendas se lira e shtypit në Maqedoni është robëruar. Njëkohësisht do t’i shprehim mbështetje kolegut Bozhinovski.”, shkroi Naser Selmani në profilin e tij në Facebook.