Në Kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, ka nisur Kongresi i UEFA-së.

Ky kongres si asnjë herë më parë zgjon kërshërinë e shqiptarëve, pasi që në Kongresin e Budapestit në rend ditë është edhe kërkesa e Kosovës për pranim në shtëpinë më të madhe te futbollit evropian.

Në këtë kongres fillimisht pritet të bëhen ndryshime në statutin e UEFA-së lidhur me nenin famoz që e ka penguar pranimin e Kosovës, e më pas do të votohet për kërkesën e Federatës së futbollit të Kosovës (FFK) për pranim në UEFA.

Kosovës i duhen 28 vota për tu pranuar. Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës, besojnë se Kosova do të pranohet në UEFA.