Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi është shprehur me një thënie profetike për të rritur motivacionin shqiptarëve në përgjithësi. Në llogarinë e tij në facebook ai ka shkruar:
 
 
Bile pak po dridhet…
Unë po pyetem pse nuk po na lëshon krejt?!
Kur shoh se kush pretendon të sundojë mbi Tokën Tonë, derisa Karuni – nga njëra anë – i numëron milionat e populli është shndërruar në lypsar, ndërsa Faraoni – në anën tjetër – e mendon veten për Zot dhe se rrësku jonë varet nga dëshira e tij, po habitem që ende nuk po fundosemi.
Zoti e bëftë mirë dhe na shpëtoftë për shkak të fëmijëve të njomë e të pamëkatë!
Lajmi i mirë është se fundi i Karunit dhe i Faraonit është nga Shkopi i Shenjtë i Profetit që i godet për vdekje!
Dhe, ky Shkop tashmë po kalon në dorën tonë…
 
Këtë lajm të mirë për njerëzimin e komunikoi Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi. Më në fund, do të jemi në duar të sigurta: Shkopi i Profetit që godet për vdekje do të kalojë në duart e Lëvizjes BESA.
 
Hajr InshAllah
zeqirija ibrahimi