Diego Costa është golashënuesi më i mirë në Premierligë

Sulmuesi spanjoll, Diego Costa, është duke gëzuar një formë tejet të mirë me trajnerin e ri, Antonio Conte. Në vetëm 12 paraqitje deri më tani këtë edicion në Premierligë, ai ka arritur që të shënojë 10 gola.

Sulmuesi i Chelseat ndiqet nga Sergio Aguero i Manchester City me tetë gola e Defoe i Sunderlandit me shtatë gola. Top pesëshja mbyllet me Eden Hazard dhe Lukaku, që gjithashtu kanë realizuar nga shtatë gola.

angli_1480113398-9657785