Më datë 31 tetor shënohet e ashtuquajtura ‘Nata e Shtrigave’ apo ‘Halloween’.

Për origjinën e ‘Halloween-it’ ekzistojnë legjenda të ndryshme, në këtë ditë bëhen maskime të frikshme, shumë prej tyre tentojnë t’i ngjasojnë djallit.

Në disa raste maskimet dhe grimi bëhen aq të frikshme deri në atë masë sa frikësojnë për alivanosje disa persona, por ka edhe të atillë që zgjedhin të duken bukur në këtë ditë larg kostumeve dhe maskimeve të frikshme.

Një dukuri shqetësuese rreth kësaj feste është maskimi i fëmijëve, e kjo gjë e ka brengosur edhe reperin Gold Ag i cili ka shkruar një mesazh domethënës për këtë ditë.

Duke krahasuar dy fotografi të fëmijëve, njërin të përgatitur për ‘Halloween’ e tjetrin me fytyrë engjëllore, Goldi ka shkruar “Mos i shëmtoni fëmijët tuaj, mësoje të flas bukur, të qeshë e të luaj. E di se i ngjyrosur nuk do të doje të ishte një fëmij i joti, Ti fali dashuri se bukurinë ja fali Zoti”.