Asistenti inteligjent “Google Assistant” do të jetë në gjendje të flasë rreth 30 gjuhë të ndryshme, mes të cilave hindi dhe norvegjisht, deri në fund të vitit, njoftoi sot “Google”, një ilustrim ky i garës së ashpër që po zhvillohet me konkurrentin e tij lider në këtë treg “Amazon”.

Ndërkohë që ‘Alexa’ (Amazon) funksionon vetëm në anglisht, ‘Google Assistant’ aktualisht përdor tetë gjuhë dhe deri në fund të vitit do të jetë në gjendje të përdorë më shumë se 30”, shpjegon Google në blogun e tij zyrtar.

“Kjo do të fillojë me danishten, holandishten, hindi, indoneziane, norvegjisht, suedisht dhe tai, gjatë vitit”, thekson gjiganti amerikan.

Ky njoftim shfaq vullnetin e “Google” që të përshpejtojë asistentin e tij dhe kërkimet në inteligjencën artificiale, në veçanti për të konkurruar “Amazon”.

Por edhe gjigantë të tjerë të teknologjisë si “Microsoft”, “Apple” apo “Samsung” propozojnë gjithashtu asistentë virtualë, transmeton KP.

Këta asistentë që komandohen me zë përbëjnë një sfidë të rëndësishme për këto kompani sepse aty shfaqen përparësitë në inteligjencën artificiale.