Në një përditësim të fundit të aplikacionit “Google Search” në sistemin operativ Android, përdoruesit tani do të mund të shfrytëzojnë kërkimet edhe kur nuk kanë qasje në internet.

Me veçorinë e re, aplikacioni do të mbajë mend kërkesat tuaja për të gjetur apo për të hulumtuar diçka dhe menjëherë sapo të lidhet me internet i aktivizon ato kërkesa.

Sapo që pajisja të kyçet online, aplikacioni tinëz nis kërkimin dhe ju shfaq një njoftim për rezultatin e asaj që ju keni kërkuar.

Google thotë se me këtë veçori të re nuk shpenzohet më shumë bateri.