hotowipe,aplikacioni qe ju lejon të fshini lehtë fotot nga telefoni

 

Nëse keni tentuar më parë të fshini një sasi të madhe fotosh të ruajtura në pajisjen tuaj iOS, atëherë ju do e keni vënë re se ky është një proces relativisht jo i lehtë.

Për këtë arsyje zhvilluesi App Department ka vendosur të krijoje Photowipe, një aplikacion iOS i cili thjeshton procesin e fshirjes së fotove të padëshiruara nga pajisja juaj.

Koncepti i përgjithshëm i aplikacionit është i ngjashëm më procesin e fshirjes se fotove i aplikacionit të fshirjes së fotove në Apple, por ama mbështetet në një gjest të thjeshte dhe duke treguar imazhet në një ndërfaqës më të qartë , duke bërë që eksperienca të jetë më intuitive.

Sapo ju të keni downloduar Photowipe dhe ti keni dhënë akses për tek fotot e pajisjes tuaj , procesi fillon me nje galeri të imazheve ne Camera Roll. Zgjidhni imazhin e parë që doni të filloni dhe pastaj ju do të prezantoheni më një version më të madh të fotos në fjalë. Për të mbajtur imazhin ,thjeshtë shtypni me gisht majtas , ndërsa nëse doni ta fshini imazhin mjafton ta kaloni gishtin tuaj lart dhe imazhi do të fshihet.

Pasi të keni mbaruar së fshiri fotot, thjeshtë klikoni mbi ikonën e koshit të plehrave dhe kështu do të keni konfirmuar se keni mbaruar punë për një herë.

Gjëja e vecantë e këtij aplikacioni është edhe se ju lejon 30 ditë që të riktheni një imazh të fshirë, raporton TechSot.al.