Ish-shefi i drejtorisë së pestë, Goran Grujoski, erdhi në Gjykatën Themelore Shkupi 1, dhe ka dhënë deklaratën e tij në lidhje me hetimin e Prokurorisë Speciale Publike të quajtur “Thesari”.

Në lëndën “Thesari”, PSP ka shpallur të dyshuar tre persona nga DSK-ja dhe një nga MPB-ja, të cilët përmes kontratave dhe anekset për blerjen e pajisjeve për spiunazh dhe mirëmbatje të saj e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit prej 860,000 euro.

Abuzimi ka filluar në vitin 2010, kur tre të dyshuarit e parë kishin shkuar në Britani të Madhe, dhe kanë ra dakord për të blerë pajisjet.

Por në vend që drejtpërdrejt të vendoset kontrata me kompaninë britanike, paraqitet kompania ndërmjetëse “Finzi” Shkup, përmes të cilit importet janë faturuar për disa herë më të mëdhaja.

PSP-ja ka kërkuar që ndaj njërit të dyshuar t’i shqiptohet masa e paraburgimit, ndërsa tre të tjerëve për t’u konfiskuar pasaportat.