8 Marsi konsiderohet dita e gruas, kjo për hir të shumë protestave të grave që janë bërë në këtë ditë për të kërkuar të drejtat e tyre.

Edhe pse e gjithë bota e quan ditë proteste, në Shqipëri për fat të keq ndodh e kundërta, 8 Marsi kthehet në ditë çmendurish dhe zezakësh.

Megjithatë në Shqipëri ka më keq se sa degjenerime të tilla dhe një rast i tillë vjen nga Durrësi, konkretisht në një fabrikë këpucësh.

Kjo fabrikë këpucësh, duket se ka zgjedhur pikërisht ditën e nesërme për tu tallur me punonjëset. Pasi sipas fotos dhe denoncimit të qytetarit pranë JOQ, në njoftim shkruhet se “nesër me rastin e 8 Marsit do të punohet vetëm 8 orë”, kur në fakt zakonisht nga 8 orë punohet çdo ditë.

Pra nëse nga 8 Marsi në Shqipëri na vijnë në mendje prenotimet e klubeve nga gratë dhe çmenduritë e tyre gjatë natës, këto punonjëse në fabrikën e këpucëve në Durrës përballen edhe me tallje të tilla nga eprorët.