Deri tani 7.882 qytetarë janë nënshkruar në peticionin  kundër ndërtimit të Rrotës Panoramike në Shkup. Peticioni është dërguar deri tek kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, njofton Plusinfo. Qytetarët thonë se ky projekt është i kotë dhe se do të jetë hedhje parash në kohë krize.

Kujtojmë se ndërtimi i Rrotës Panoramike do të kushtojë 18.2 milionë euro.