Në marrëveshjen e parë të këtij lloji pas heqjes së sanksioneve, kompania kryesore greke e naftës, “Hellenic Petroleum”, do të blejë naftë nga Irani në një sasi sa 1/4 e përpunimit total naftës nga ana e kompanisë së vendit ballkanik.

Siç njofton faqja greke e internetit, “Toc.gr”, marrëveshja, që përfshin pagesën greke te kompania shtetërore iraniane e naftës, “NIOC”, me vlerë 755 milionë dollarë, u arrit të hënën gjatë një vizite në Athinë të zv/ministrit iranian të Naftës, Amirhossein Zamaninia.

Para vendosjes së sanksioneve, në vitin 2012, Greqia ishte një nga klientët kryesorë të naftës bruto iraniane.