Turqia kundërshton në mënyrë kategorike praninë e kurdëve sirianë të Partisë së Bashkimit Demokratik (PYD) gjatë bisedimeve të paqes për çështjen e Sirisë, që priten të fillojnë ditën e premte në Gjenevë, njoftoi sot kryeministri Ahmet Davutoglu.

“Ne hedhim poshtë në formë të prerë që PYD-ja dhe YPG-ja (Njësitë e mbrojtjes së kombit, milicitë ndërluftuese të PYD-së) të jenë të pranishme në tryezën e bisedimeve”, deklaroi Davutoglu para anëtarëve të partisë së tij, duke vënë në dukje se i konsideron këto lëvizje si forcë mbështetesë kryesore e rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) si “terroristë”.

“Një organizatë terroriste e pranishme në radhët e opozitës gjatë bisedimeve është e papranueshme nga pikëpamja jonë”, theksoi ai.

Turqia i konsideron këto dy lëvizje si shumë të afërta me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK)-së, e cila udhëheq prej vitit 1984 rebelimin në territorin turk