Greqia ka shënuar një rritje të lehtë të shifrave nga koronavirusi. 24 raste të reja janë regjistruar me koronavirus teksa është shënuar edhe viktima e 188-të.

Në total Greqia ka 3 mijë e 227 të infektuar teksa 10 pacientë janë të intubuar.

Greqia nuk po bën asnjë hap pas sa i përket masave ndaj COVID-19 teksa gjithçka është e hapur dhe vendi është në momentin e sezonit veror turistik duke hapur prej 15 qershorit aeroportet për turistët e huaj nga BE apo dhe disa vendeve të botës.