Greqia prezantoi ditën e mërkurë 6 avionët e rinj luftarakë që ka blerë pas marrëveshjes në fushën e mbrojtjes së arritur me Francën, e cila rriti dhe më tej tensionet me rivalin e saj historik Turqinë.

6 nga 24 mjetet ajrore sulmuese që autoritetet greke kanë blerë për më shumë se 3 miliardë euro fluturuan mbi Acropolis, duke treguar në këtë mënyrë muskujt dhe forcuar më tej forcat e

“Avionët e rinj Rafale” që mbërritën sot janë të gatshëm të shërbejnë për një të ardhme më paqësore për të gjithë rajonin”, u shpreh kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Televizioni shtetërore e transmetoi direkt ceremoninë kur 6 avionët iu afruan bazës ajrore Tanagra pranë Athinës.

Parlamenti i Greqisë ratifikoi një pakt mbrojtës me Francën në tetor, sipas të cilit ata do t’i vinin në ndihmë njëri-tjetrit në rast të një kërcënimi të jashtëm. Pakti përfshin një porosi për tre fregata franceze me vlerë 3 miliardë euro të tjera.