Gruaja e njërit prej gylenistëve, emrin e të cilit ajo nuk e bëri të ditur në një lidhje direkte nga Aeroporti i Prishtinës, në Interaktiv të KTV-së, tha se besojnë që gjashtë të arrestuarit janë ende në Prishtinë, saktësisht në ndërtesën e vjetër të Aeroportit, hyrja VIP.
“Ju lutem na ndihmoni, kërkojmë ndihmë nga institucionet e Kosovës. Burri im është vetëm profesor, kolegët e tij të tjerë kanë edhe fëmijë”, fliste gruaja e njërit prej tyre duke qarë.

Ajo thotë se duke parë edhe nëpër rrjete sociale, madje edhe nga burime tjera, janë të bindur që të arrestuarit ende nuk janë deportuar në Turqi, prandaj kërkon nga institucionet e Kosovës të reagojnë sa më shpejtë.

“Kemi dëgjuar dhe kemi informata, burrat tanë janë këtu brenda, ju kërkojmë ndihmë, ne s’kemi bërë asgjë madje edhe me kafshë të rrugës jemi sjellë mirë”, shtoi ajo,
Tutje, ajo ka thënë se që nga momenti që këta familjarë kanë mbërritur në aeroport, kanë parë lëvizje më të mëdha së në hyrje ashtu edhe në dalje.

“Ju lutem na ndihmoni, nuk kemi kurfarrë interesi tjetër vetëm t’ju japim arsimim”, përfundoi ajo.