Më 4 prill në ora 22:50, në Stacionin Policor në Draçevë të Shkupit ka ardhë në grua 40-vjeçare nga Shkupi dhe ka thënë se është në depresion dhe se dëshiron që t’i japë fund jetës së saj, njoftojnë nga policia.

Në stacion, sipas policisë, është ftuar edhe djali i saj, kurse gruaja derisa ka diskutuar me policin dhe në prani të djalit të saj, ka nxjerrë një shishe plastike me një lëng, ia ka hedhur vetes dhe me një shkrepse ka tentuar që të vetndizet, por është ndaluar në tentativën e saj, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas kësaj me automjet të Ndihmës së Shpejtë ajo është dërguar në spitalin psikiatrik në Bardhovcë.