Nuk është faji i nëpunësve administrativ të punësuar përmes programit K-5 me qëllim përmirësimin e përfaqësimit të drejt dhe adekuat e të cilët kanë qëndruar në shtëpi, por faji është i institucioneve një pjesë e të cilëve nuk kanë pranuar të sistemojnë të punësuar me Marrëveshjen e Ohrit që është absolutisht një veprim i papranueshëm dhe për këtë qëllim ishim të detyruar që të krijojmë një ligj lek specialis posaçërisht për këtë kategori të njerëzve. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në emisionin Top Tema në televizionin Telma.