Deputeti i BDI-së, Artan Grubi i ftuar në në Top-Show në Top-Channel u shpreh se shqiptarëve ju ka ardhur dakiku dhe Ali Ahmetin e lusin në Reçicë Zaevi e Grevski që t’i marrë në qeveri.

Shqiptarëve ju ka ardhë minuti, ju ka ardhë dakiki, që në Reçicë të Vogël në një fshat në Tetovë, të vinë edhe Nikolla Gruevski edhe Zoran Zaevi të presin nga Ali Ahmeti që t’i merr në Qeveri” u shpreh Grubi.
Grubi tregoi gjithashtu edhe arsyen pse kanë zgjedhur LSDM-në për të bashkëpunuar për një qeveri të re.

“Me Zoran Zaevin u dakorduam për ligjin e gjuhës shqipe, ku zyrtarizohet në të gjitha organet e shteti, në Gjykata, në Prokurori, monedha, pulla postare, llogari fiskale. Kemi themeluar institut për mbrojtjen e gjuhës shqipe për përdorimin institucional, kemi themeluar një institucion për përkthime i cili do të përkthej çdo dokumentacion shtetëror për të gjitha komunat dhe njësitë rajonale të ministrive” tha Grubi.

Sipas Grubit për herë të parë ëshët arritur një marrëveshje që kryetari i Parlamentit do të jetë shqiptar nga BDI-ja.