Në Gjykatën Penale të Shkupit është mbajtur seanca gjyqësore për lëndën “TNT” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ku të akuzuar janë ish-funksionarët, Nikolla Gruevski, deptuet i tanishëm, dhe Mile Janakieski.

Mbrojtja e tyre kërkoi që të mos lejohen mediat që të marrin skena filmike dhe fotografime, por kërkesa u hodh poshtë nga ana e gjykatësit. Gjykimi ka kamera dhe zërim, ashtu siç ishte kërkuar nga pala mbrojtëse.

Përveç Gurevskit dhe Janakieskit, të akuzuar janë edhe pesë persona tjerë. Ata akuzohen për rrënimin e kompleksit “Kosmos”, pronë e afaristit Fiat Canoski.

Pala e akuzës deklaroi se Gruevski ka kërkuar rrënim me dinamit të objektit të lartëpërmendur. Dëmi i shkaktuar vlerësohet në 16 milionë euro, kurse sipas akuzës bëhet fjalë për hakmarrje politike ndaj Fiat Canoskit, për largim nga koalicioni me OBRM-PDUKM-në.

Prokurori Burim Rustemi deklaroi se në bisedimet telefonike kuptohet gjithçka rreth këtij rasti, e porositur nga Gruevski.