Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në një intervistë të tij të fundit ka theksuar se BDI-ja asnjëherë nuk ka kërkuar garanci me shkrim nga ai për tu futur në koalicion.

“Prej neve BDI-ja asnjëherë nuk ka kërkuar garanci me shkrim, kemi pasur përkujtime, por asnjë marrëveshje me shkrim. Por i kuptoj se pse prej LSDM-së tani po i kërkojnë, Zaevi gjithmonë me vetëdije gënjen”, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

“Marrëveshja e majit nuk ekziston, ka biseda të majit”, theksoi Gruevski dhe përsëriti se nëse tani BDI-ja e prish parimin fituesi me fituesin, duhet që të janë të vetëdijshëm se diçka që kanë kërkuar dhe vështirë e kanë fituar nuk kanë më të drejtë ta kërkojnë.

“Nëse tani prishet ai parim, kam thënë se ai që do të vije deri në shtab për të kërkuar koalicion në bazë të këtij parimi do ta shkelmoj”, deklaroi Gruevski.

Gruevski paralajmëroi se as kryetarët e komunave nga BDI-ja nuk do të marrin përkrahje nga VMRO-DPMNE-ja dhe tani duhet të friëksohen nga zgjedhjet lokale.

“Duke e marr parasysh se çkanë kanë punuar deri më tani edhe duhet të frikësohen”, deklaroi Gruevski. Ai zbuloi se eurokomisarit Johanes Han i ka thënë se zgjidhaj më e mirë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet lokale.