Prokuroria Speciale Publike (PSP) është biseduar me BDI-në vetëm në fillim të negociatave për formimin e mundshëm të qeverisë së re dhe na është kërkuar që ti zgjatet mandatit, ndërsa nga ana jonë nuk është pranuar dhe atë e kemi argumentuar para BDI-së. Për PSP kemi biseduar vetëm një ditë nga gjithë ditët që kemi zhvilluar negociata”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në intervistë për Tv.NOVA.

Ai theksoi se kjo çështje u mbyll duke konstatuar dhe nënvizuar se kemi qëndrime të ndryshme.

“Jam i bindur se edhe BDI është kundër vazhdimit të mandatit të PSP-së dhe se mendimi i tyre për këtë çështje është i imponuar, por nuk do hyjë në këtë çështje. Ato thanë se duhet ti vazhdohet mandati kurse ne e argumentuam qëndrimin tonë se nuk duhet të vazhdojë PSP mandatin. E para ne kemi një marrëvshje e ajo është marrëveshja e Përzhinës e cila është nënshkruar nga katër parti politike në prezencë të përfaqësuesve ndërkombëtar dhe duheshte ti jep fund krizës politike. Atë marrëveshje ne e kemi respektuar me të gjitha afatet dhe obligimet, tërhoqëm kryeministrin…, ndryshuam ministra, ligje, zv/ministra dhe shumë çështje tjera. Duke e përfshirë edhe PSP. Për PSP është arritur marrëveshje nga të gjithë të pranishmit në bisedime se 18 muaj janë të majftueshëm që të gjurmohen e hulumtohen të gjitha çështjet. Të gjithë u dakorduam dhe në këtë e respektojmë. PSP u tregua se është skajshmërisht selektive dhe si target ka vetëm një parti politike. Për BDI nuk kanë asgjë, për LSDM-në nuk kanë asgjë edhe pse ato thonë se për ata kanë më shumë matriale. Janë fokosuar në një parti të vetme politike dhe është shumë evidente se nuk posedojnë asgjë. Është shumë e qartë se janë vegël e LSDM-së. Takimet e tyre me gazetar nuk dallojnë nga ato të LSDM-së”, nënvizoi Gruevski.

Ata mendojnë se janë të fuqishmë për arsye se mendojnë se dikush po i mbron. Dhe ashtu flasin midis tyre dhe janë të vetëdishëm se janë pjesë e ndonjë skenari.