Portali “Dokazm” shkruan se lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dhe familja e tij vazhdojnë të sigurojnë ushqimet nga Qeveria. Çdo ditë sigurimi i tij shkon në Qeveri dhe merrë ushqimet e zakonshme që preferon Gruevski dhe familja, transmeton INA.

Kjo është një e dhënë e publikuar nga ky portal, që thirret në burime qeveritare. Por nga ana tjetër, nuk bëhet e ditur asgjë nga Qeveria lidhur me këto pohime.