Kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski nga e hëna deri të premten bashkë me familjen është larguar jashtë vendit.

Sipas disa portaleve, ai ka shkuar për pushime jashtë për të festuar 10 vjetorin e martesës.

Deri tani nuk dihet se në cilin vend është larguar, derisa Prokuroria Speciale po e kërkon që të paraqitet për rastin “Talir” për financim të paligjshëm të VMRO-DPMNE, ku ai është i akuzuari kryesor. (INA)