Gjatë kësaj periudhe kanë filluar të postohen në rrjete sociale të gjitha të rejat që do pushtojnë sezonin e verës 2017.

Duke nisur nga thonjtë në formë gjoksi e duke përfunduar në bluzet me trëndafil si Gigi Hadid, tani është futur edhe ndryshimi i ngjyrës së flokëve.

Stilistët më të njohur në botë kanë postuar raste të njerëzve që i lyjnë flokët ‘mermer’, pra disa ngjyra qëndrojnë në kokën e tyre.

Kjo metodë po njihet nga të gjithë si trendi i ri për të gjitha vajzat që kërkojnë të marrin vëmendje dhe të ndjekin stilin e fundit.

Stilistja Ash Fortis guxoi ta sillte për të gjithë këtë modë, e cila ka filluar të ndiqet në shumë vende të botës.

/oranews.tv/