Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, deputetja Daniela Rangellova, si edhe ish-ministri Mile Janakieski, do të ulen përsëri në bankën e të akuzuarve.

Kësaj radhe, ata gjykohen për rastin e dhunës në komunën Qendër, që në lëndë gjyqësore njihet si ”Shuplakat”.

Deri tani, dy të akuzuar e kanë pranuar akuzën, ndërkaq për një të akuzuar procedura është ndarë.

Më 29 dhjetor, Gruevski duhet të paraqitet në organet gjegjëse, pasi që ndaj tij janë caktuar masa kujdesi./Telegrafi