Opozita VMRO DPMNE sot duhet të njoftojë nëse partia kthehet në Parlament pasi për disa javë nuk shfaqej as në seancat plenare, as në seancat e komisionit,përcjell Fol.

Kjo u njoftua nga kryetari i ri i VMRO DPMNE Hristijan Micovski pas takimit të djeshëm me kryeministrin Zoran Zaev, i cili zgjati gati një orë e gjysmë. Siç tha ai pas takimit janë diskutuar disa tema aktuale në të cilën ata paraqitën argumentet dhe qëndrimet e tyre, dhe siç thotë ai normalisht ishin ndryshe.

Mickoski vuri në dukje megjithatë se këto takime janë konstruktive dhe pret që të ketë më shumë në të ardhmen.Në të njëjtën kohë ai shtoi se partia aktualisht koordinohet dhe se gjatë ditës së nesërme do të njoftojë nëse deputetët e VMRO DPMNE do të kthehet në Parlament.

I pyetur nëse pas emërimit të tij si kryetar i partisë, ai do të reformojë retorikën politike Mickoski tha se ndryshimet e ardhshme do të jenë të dukshme./fol.mk