Kryetari i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski, në një urim drejtuar qytetarëve të Маqedonisë për festën e Vitit të Ri, ka folur për politikën aktuale në botë dhe Maqedoni. Gruevski ka theksuar se shteti i ka tejkaluar problemet.

 

‘Krahas krizës politike është mirë që Maqedonia e ka ruajtur stabilitetin ekonomik, me ritje ekonomike solide, dhe çka është më e rëndësishme me uljen e papunësisë, shkallë historike të papunësisë prej 23.4%, dhe numër të madh të vendeve të punës’, ka theksuar Gruevski ndër të tjera.

Sigurisht në qoftë se nuk do ta kishim krizën politike, ai shtoi, në këtë plan mund të kishim bërë edhe më shumë, por do të thoja se në këto rrethana është nxjerrë maksimumi. /Telegrafi/