Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, sot ka arritur në hapësirat e PSP-së, përcjell Fol.

Tash për tash nuk ka informacione nëse Gruevski është thirrur si i akuzuar apo si dëshmitar në ndonjërën nga procedurat që i udhëheq PSP-ja.

Gruevski është i akuzuar në disa lëndë të PSP-së, ndërsa për njërën prej tyre ‘Dhuna në Qendër’ është në vijim procedura para Gjykatës Penale-Shkup. /Fol/