Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, e mbajti sot takimin e parë me liderët e partive politike që janë pjesë e koalicionit ”Për një Maqedoni më të mirë”.

Takimi u përqëndrua në rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe në bisedimet për formimin e qëverisë së re. Sipas Ilija Dimovskit, ”u dhanë ide se si të veprojë më tutje koalicioni, me çka u vërtetua legjitimiteti i plotë dhe përkrahja e plotë që kryetari i OBRM-PDUKM-së, si i mandatuar, e ka nga koalicioni Për një Maqedoni më të mirë.”

Në lidhje me paralajmërimet e fillimit të bisedimeve për qeverinë e re, me BDI-në, Dimovski tha se ”në lidhje me pozicionet e BDI-së, do të doja të them se ne i kemi bërë të ditur qëndrimet tona përmes intervistës së kryetarit Nikolla Gruevski. Në takimin e sotëm, ishte i dukshëm shqetësimi, posaçërisht nga ana e përfaqësuesve të partive politike që i përfaqësojnë bashkësitë më të vogla etnike.”