Ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka folur sot në Bruksel për presionet mbi mediat dhe gjyqësorin në Maqedoni. Pas takimit me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogerini, Gruevski ka vlerësuar se kjo është atmosfera e përgjithshme në shoqërinë e shtetit pas ardhjes së qeverisë së re të udhëhequr nga Zoran Zaev.

Gruevski ka mbajtur fjalime në dy sesione të Samitit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, para kancelares gjermane, Angela Merkel, kryeministrit të Hungarisë, Bullgarisë dhe të tjerëve. Gruevski gjatë takimit me Mogherinin ka theksuar se Maqedonia e meriton të jetë pjesë e BE-së dhe i ka thënë që sa më shpejtë të fillojnë bisedimet. /SHENJA/