Në Gjykatën Penale sot u mbajt seanca gjyqësore për lëndën ‘Trajektorja’ në PSP, në të cilën akuzohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zv.kryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore, Lupço Georgievski, përcjell Fol.

Seanca është shtyrë për më 18 dhjetor për shkak të mungesës së mjeteve për inçizim audio-vizual të seancës.

Avokati Elenko Millanov në emër të të gjithëve kërkoi nga gjykata që të respektojë përkufizimet e ligjit për procedurë penale dhe të mundësojë incizim audio-vizual të seancës që të mund, siç tha ai, që të gjithë të involvuarit në procedurë dhe institucionet të kenë pasqyrë se çfarë ndodh në seancë.

Ata dyshohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime, me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtimin e akseve rrugore Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër i kanë tejkaluar autorizimet e tyre. Me këta ata i kanë shkaktuar dëm buxhetit prej 155.117.172 euro, ndërsa kompanisë kryerëse i kanë mundësuar që të bëhet me pronë.

Seanca që u prit të mbahet sot për rastin “Traektorja” është shtyrë për më 18 dhjetor për shkak të mungesës së mjeteve për incizim audio- vizual të seancës. /Fol/