Kryeministri Emil Dimitriev dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, të cilët për shkak të stuhive që goditën mbrëmë rajonin e Shkupit, kanë ndërprerë pushimet, duke vizituar sot pasdite zonat më të prekura në Shkup.

Dimitirev dhe Gruevski janë të shoqëruar nga ministrat e Shëndetësisë dhe e Punës dhe Politikës Sociale, Nikolla Todorov dhe Dime Spasov.

Ata i informuan për ndihmën që është dorëzuar njerëzve lokale në Stajkovc, Ekonomija, Inxhikovë, Singeliç dhe pikat tjera kritike.

“Kemi arritur në përfundimin për një listë e sendeve të nevojshme. Për këtë qëllim në takimin qeveritar kemi ngritur komisionin e përbashkët të Ministrive të Mbrojtjes, Punëve të Brendshme dhe Punës dhe Mirëqenies, dhe Kryqit të Kuq. Janë bashkuar edhe disa vende fqinje për të ndihmuar”, tha kryeministrin Dimitriev.

Gruevski ka sugjeruar që të reagohet sa më shpejt të jetë e mundur për të siguruar më shumë paketa ndihme.