Kryetari i VMRO Nikolla Gruevski ka vazhduar me vizitën në rajonin e Strugës duke vizituar kështu disa fshatra ku ka pasur të filluara projekte të shumta, transmeton Zhurnal.mk

Gruevski njëkohësisht ka premtuar edhe shumë projekte që sipas tij presin kthimin e fitores së VMRO-së për t’i përfunduar ato.

Ai nëpër disa fshatra vazhdimisht ka premtuar rrugë të reja dhe kanalizime si pjesë e fushatës për zgjedhjet lokale.