Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, nëpërmjet  një postimi në Fejsbuk ka reaguar për raportin e ri të progresit të Komisionit Evropian, në të cilin u rekomandua pa kusht që Maqedonia të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gruevski shkruan se VMRO:DPMNE  për tetë vite me radhë, prej të cilëve gjashtë vite ka marrë rekomandim ka kusht, derisa sipas tij, LSDM-ja nuk krijoi krizën politike.

“Kushti është larguar pasi VMRO-DPMNE vendosi interesat shtetërore para atyre partiake dhe ndihmoi në procesin, ashtu siç ka bërë gjithmonë. Interesat shtetërore para interesave partiake”, shkruan Gruevski.

Përndryshe, gjatë ditës së djeshme Komisioni Evropian publikoi raportin e progresit për vendet e rajonit, ku rekomandoi që Shqipëria dhe Maqedonia të fillojnë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.