Sot në sallën e madhe të Gjykatës së lartë vazhdon seanca gjyqësore ndaj ”Grupit të Kumanovës”, të cilët akuzohen për terrorizëm, në lidhje me luftimet e 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar.

Seanca zhvillohet nën masa të rrepta të sigurisë, me prani të madhe të forcave policore. Të burgosurit janë sjellur nga qyteti i Ohrit, ku janë transferuar, tash e disa ditë.

Nga seanca e djeshme nuk bëhet e ditur asgjë konkrete se çfarë thuhet, apo kush dëshmon.

Seancat në vazhdim, të cakutara për këtë muaj, do të jenë të mbyllura për opinionin, pasi që do të prezantohen transkripta dhe raporte të masave të posaçme hetuese të DSK-së.

Përndryshe, gjyqi për 29 të dyshuarit ka filluar në shkurt të këtij viti. Në luftimet në Kumanovë u vranë tetë policë të njësisë speciale, ndërkaq u lënduan 37 të jterë, kurse nga grupi u vranë 10 persona.