OBRM-PDUKM-ja është tërësisht e kundërta e LSDM-së, fokusi jonë ishte dhe mbeten projektet që ngrisin standardin, premtime të realizuara dhe tregues më i mirë për këtë është ndërtimi i objektit të ri të Qendrës Klinik “Nënë Tereza”, deklaroi në konferencë për shtyp deputetja e OBRM-PDUKM-së, Marija Andonovska.

“Ky projekt është tregues direkt se OBRM-PDUKM-ja çdo herë ka pasur qëllim të qartë, shëndetësi më cilësore për qytetarët dhe kushte më të mira për personelin mjekësor. Një objekt i këtillë kapita në sistemin e shëndetësisë, këkroi punë intenzive për katër vite”, u shpreh Andonovska.

Ajo shtoi se ndërtimi i Qendrës së re Klinike do të kushtojë 72 milionë euro dhe duhet të përfundojë për 45 muaj dhe se do të kyçen edhe dy kompani të mëdha ndërtimore të Maqedonisë.