Grupi rinor Zgjohu me datë 11.02.2017, realizoi tribunë me temë “Paragjykimet e të rinjëve mbi politikën”.

Për të përshëndetur të pranishmit fjalë rasti iu dha anëtarit të kryesisë të Grupit Rinor ZGJOHU, Zenel Miftari, i cili përshëndeti të pranishmit duke i falenderuar për mbështetjen e dhënë.

Panelist të kësaj tribune ishin Ilir Xhemaili – Politolog i diplomuar, dhe Xhenis Sulimani – Magjistër i shkencave politike.

Gjatë tribunës Ilir Xhemaili theksoi se: “Në këtë kohë qasjet ndaj politikës nga pothuajse një pjesë e madhe e shoqërisë në përgjithsi asocojnë në një mendim të përafërt, se politika është bërë e keqja e kësaj kohe, politikanët pra të zgjedhurit po e shohin interesin e tyre, dhe se ndryshimi prej politikës nuk do të vijë dhe është i pamundur që të ndodhë. Ky mendim determinon në një mendim subjektiv, dhe paragjykimet gjithnjë mbesin vetëm paragjykime kurse realiteti në politikë është tjetër. Secili angazhim i të rinjëve në politikë sjell ndryshim dhe e parasheh se politika e sjell ndryshimin, kurse nga të rinjët ndryshimi vjen nga idealizmi i tyre politik për një jetë më të mire”.

Më pastaj u shfaq një video inçizim të përgatitur nga grupi rinor Zgjohu, ku u shfaqën 3 të rinjë nga Kosova dhe një i ri nga Shqiperia, të cilët shprehën mendimin e tyre mbi temën në fjalë. Qëllimi i këtij video inçizimi ishte që të marrim mendimin e tyre objektiv rreth kësaj teme dhe të dimë pikërisht se si ata si të rinjë e shohin politikbërjen dhe se si duket në sytë e tyre një politikan.

Ndërsa Xhenis Sulimani tha: “Të rinjët duhet të jenë më të vetëdijshëm për forcën që kanë dhe mundësinë për ndryshime. Ato duhet me tepër ti kushtojnë kujdes arsimit, sepse vetëm me anë të arsimimit forcojnë emancipimin dhe i japin vetes liri politike për të vepruar në aktivitete për të mirën e përgjithshme. Të rinjët në vete duhet ta kultivojnë qenien politike, për faktin se vetëm kështu mund ta shpërndajnë njerëzoren. Porosinë që e përcolli ishte që të rinjtë asnjëherë për asnjë moment mos ta ndajnë moralin nga politika, sepse vetëm në këtë mënyrë do të ndërtojmë institucione të përgjegjshme dhe politikan të moralshëm”.

Theksojmë se kjo tribunë me këtë temë u mbajt me të vetmin qëllim që të rinjtë e qytetit tonë ta kuptojnë në thelb se çka është politika dhe si duhet të jetë në të vërtetë një politikan dhe një lider.

Pjesa e fundit i takoi publikut, të cilët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje, më pas u bë diskutim mbi temën në fjalë.

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

Image may contain: 9 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

Image may contain: 1 person, sitting and indoor

Image may contain: 5 people, people sitting and indoor

Image may contain: 2 people, people sitting and beard