LSDM-ja përmes një komunikate ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, i cili tha se nëse LSDM-ja arrin ta formojë Qeverinë e re kriza politike do të thellohet edhe më shumë. Nga LSDM thonë se Stevçe Jakimovski po ballafaqohet me fundin e tij politik, njëjtë sikur Gruevski.

 

“Edhe Stevço Jakimovski po ballafaqohet me fundin e tij politike, njëjtë siç i ndodh edhe mentorit të tij Nikolla Gruevski. Në zgjedhjet parlamentare qytetarët e Karposhit treguan se çfarë mendojnë për punën e Jakimovskit dhe të OBRM-PDUKM-së dhe e dënuan qeverisjen e tyre kriminele edhe në komunën që e kanë rrënuar”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga LSDM gjithashtu thonë se qytetarët nuk duan politikanë sikur Jakimovski, i cili sipas tyre, ka bërë masakër të gjelbërimit në Komunën e Karposhit./Telegrafi/