Pep Guardiola ka dhënë vlerësimin maksimal për yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Trajneri spanjoll dhe sulmuesi argjentinas kanë punuar për katër vite së bashku te Barcelona, ku kanë fituar çdo trofe të mundshëm.

Dhe, kjo ka bërë që Guardiola të njoh mjaft mirë cilësitë e yllit argjentinas, për të cilin ka thënë se është njëri nga talentet më të mëdhenj të të gjitha kohërave, teksa e ka vlerësuar edhe për aftësinë e rezistimit të presionit.

“Ai është një nga atletët më të privilegjuar dhe më të talentuar të të gjitha kohërave”, ka thënë fillimisht Guardiola për Radio Catalunya.

“Do të dëshiroja të hyja në trurin e tij dhe të zbuloja se si mund t’i rezistojë presionit ai, me Barcelonën dhe Argjentinën në shpinë”.

“E gjithë bota pret që ai të shënojë tre gola në ndeshje dhe të vendosë çdo ndeshje”.

“Lojtarët e tjerë e dinë se ata e kanë Messin në skuadrën e tyre dhe do të mbështeten tek ai”, përfundoi trajneri spanjoll.