Pep Guardiola thotë se po largohet nga ‘Alianz Arena’ si një kampion i vërtetë

Pep Guardiola do të jetë trajner i Manchester Cityt nga sezoni i ardhshëm, derisa ndeshja ndaj Hannoverit ishte e fundit për të me Bayernin në Bundesligë, teksa ka edhe një sfidë – finalen e Kupës së Gjermanisë.

Trajneri spanjoll e ka cilësuar si një eksperiencë shumë të mirë kohën e tij të bavarezët, duke thënë është rritur më shumë si trajner te Kampionët e Gjermanisë.

“Kam mësuar shumë te Bayerni. Ishte krejtësisht ndryshe nga koha te Barcelona. Ishte një eksperiencë shumë e mirë me Bayernin. Tani jam trajner më i mirë”, ka thënë Guardiola pas festës së titullit të tretë me radhë të Bundesligës. /Express/

bayern kryesorebayen guardiolabayern2