Juventus merr trofeun; bardhezinjtë shkatërrojnë 5-0 Sampdorian

Edhe Juventus mori trofeun e kampionit. Në ndeshjen e fundit bardhezinjtë shkatërruan 5-0 Sampdorian.

Edhe pse bënë një nisje jo të mirë të sezonit, djemtë e Allegrit arritën të fitonin titullin e pestë radhazi dhe të 32-të gjithësej. Kjo, falë edhe 16 sukseseve radhazi në “Juventus Stadium”.

Ndërkohë, për tifozët bardhezi, Gianluigi Buffon është lojtari më i mirë i ekipit. Portieri, i cili e mori çmimin pak para ndeshjes me Samp, është votuar nga abonentët e faqes zyrtare të internetit juventus.com si lojtari i vitit.