Para vizitës së tij në Maqedoni të hënën, eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn, në një intervistë për AIM thotë se nëse dështon mundësia për zbatimin e marrëveshjes së Prespës në referendumin e 30 shtatorit, dyer t e BE-së mund të mbyllen për dekada.

“Nëse tani nuk shfrytëzohet kjo mundësi, jam i sigurt se dyert e BE-së do të mbyllen me dekada, nëse jo përgjithmonë. Në politikë duhet të jemi të kujdesshëm, por në një të ardhme të largët, do të mbyllet dhe do të jetë e dëmshme për qytetarët e vendit”, tha Hahn në intervistë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Eurokomesari i cili do të vijë për “Ditët e medias” do ta shfrytëzojë vizitën e tij të takohet edhe me qytetarët në Shtip dhe do të tregojë për ndikimin e marrëveshjes me Greqinë si dhe progresin për në BE.

Hahn u shpreh i bindur se nëse Maqedonia përmbush kushtet e vendosura për fillimin e bisedimeve, të njëjtat mund të fillojnë në mes të vitit 2019./Telegrafi/