Hahn vizitë në Maqedoni, a do të marrë fund kriza politike?

Euro-Komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn, pritet të zhvillojë një vizitë në Maqedoni në përpjekje për të dhënë ndihmë në zgjidhjen e krizëspolitike e cila e ka lënë Maqedoninë pa qeveri që prej zgjedhjeve të 11 dhjetorit të vitit të kaluar.

Ndërkohë grupi i quajtur “Për Maqedoninë e Bashkuar”, i cili është një grup që mbështet partinë e ish-kryeministrit, Nikola Gruevski, ka bërë thirrje për protest para zyrës së misionit të BE në Shkup gjatë vizitës së komisionerit të BE-së.

Drejtues të gupit janë shprehur se dëshirojnë që me anë të protestës t’i japin “një mesazh të qartë” komisionerit lidhur me qeverinë e re, të cilët janë shprehur se bërja e shqipes gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e vendit, do të shkatërronte unitetin e Maqedonisë.

Por, ende nuk dihet se si do të veprojë Hahn në zgjidhjen e krizës politikeMaqedoni, e cila sipas analistëve, po thellohet edhe më tej kriza në ekonomi.