Korrupsioni i mirë i Bukit, dhe korrupsioni i keq i Frosinës

“Bujari tani një vit e tepër akuzohet për korrupsion dhe nuk përjashtohet nga qeveria. Remenska ende pa u akuzuar zyrtarisht për korrupsion, ‘de facto’ u përjashtua nga LSDM-ja. Nëse vazhdon me këtë avaz, kryeministri Zaev, mund të krijojë përshtypje në opinion se po e lufton korrupsionin vetëm te maqedonasit, kurse te shqiptarët po e toleron, e madje edhe po e ndihmon”, shkruan analisti dhe botuesi i gazetës LAJM, Fejzi Hajdari.