Hajndëll të mërkurën në Shkup, vizita e Nulandit e pakonfirmuar

I dërguari special gjerman për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, Johanes Hajndëll, të mërkurën do të udhëtojë për në Shkup, konfirmojnë nga Ambasda e Gjermanisë në Shkup, njofton Portalb.

Deri më tani nuk zbulohen detaje të vizitës së Hajndëllit. Spekulohet se edhe zëvendëssekretarja e SHBA-së, Viktoria  Nuland, do ta vizitojë Maqedoninë, megjithatë nuk ka konfirmim për ardhjen e saj. Në opsion janë dy termine, 6 korriku , që ndeshet me vizitën e Hajndëllit dhe 10 korriku, gjegjësisht pas mbarimit të Samiitt të NATO-së në Varshavë.

Nuk dihet se Hajndëll a do të jetë bashkë me Nulandin dhe se a do të kryej trysni për zhbllokimin e krizës ose, do të përgatitet terreni për diplomacionë amerikane, transmeton Portalb.

Zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq, njoftoi se eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, të mërkurën ka realizuar një takim ne liderin e VMRO – DPMNE-së,  Nikolla Gruevski në Bruksel, me të cilin ka biseduar për krizën në vend dhe për kthimin e saj në rrugën e integrimeve euroatlantike.

“Liderët tanimë kanë humbur shumë kohë. Më shumë se urgjente është që të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe ta implementojnë Marrëveshjen e Përzhinos. Duhet të krijon kushte për zgjedhje të besueshme, të zhvillohet sundimi i ligjit dhe nga të gjitha palët të mbështetet puna e Prokurorisë Speciale, por edhe të plotësohen reformat prioritare”, ka thënë Kocijançiq në lidhje me takimin. /Portalb