Marrëveshje për tejkalimin e krizës politike duhet që të ketë sa më parë, para nisjes së pushimeve verore. Për Maqedoninë është e rëndësishme që kriza sa më shpejtë të tejkalohet, pasi që ajo nuk është e mirë për investitorët të cilat iu janë të nevojshme për ekonominë maqedonase, deklaroi përfaqësuesi special gjerman, Johanes Hajndl.

I pyetur për suksesin e vizitës së tij në Shkup se a është vënë në pikëpyetje, pasi që nuk ka pasur mundësi që të takohet me liderin e VMRO-DPMNE-së,Hajndl shkurt u përgjigj se ka qenë i informuar se Gruevski është në një udhëtim privat dhe se përgjegjësia për gjendjet është e liderëve politik.

“Rroli im është ndërmjetësimi, ndërsa përgjegjësia për gjendjet është e liderëve politik, ndërsa prej tyre varet suksesi i procesit për tejkalimin e krizës”, deklaroi Hajndl.

Kjo është vizita e katërt e Hajndl në Shkup në afatin e shkurtër kohor me qëllim zgjidhjen e krizës.