Emaili i Prokurorisë Speciale është hakuar sipas një video të publikuar në rrjetin social Youtube. Në video shihet se si hapen emailat në adresën zyrtare të PPS, ku nga klikimet shihen emaila personale, emaile me dëshmi dhe përmbajtje të tjera.

Në pyetjen e TV21 për sqarim në lidhje me ndonjë sulm të hakerëvë ndaj emailit të tyre, prokurorja speciale Lençe Ristovska tha se nuk dinë nëse mejli i tyre është sulmuar, por do ta kontrollojnë dhe nesër do të dalin me informatë zyrtare. Prokuroria Speciale pritet që nesër të deklarohet lidhur me lansimin e kësaj videoje. (INA)